Rezerva Federale Amerikane do të blejë më pak bono
Washington, 19 dhjetor - Rezerva Federale Amerikane (Fed) njoftoi të mërkurën se duke filluar që nga janari do të pakësojë blerjen e bonove me 10 miliardë dollarë, pas shifrave pozitive që ka regjistruar ekonomia amerikane.
Ndryshimi në politikën monetare erdhi pas zgjerimit të aktivitetit ekonomik dhe zhvillimit të qëdrueshëm në tregun e punës, deklaron Fed.
Në deklaratën thuhet se për të mbështetur progresin e vazhdueshëm në drejtim të nivelit maksimal të punësimit dhe stabilitetit të çmimeve, Komitetit Federal i Tregut të Hapur (FOMC) rikonfirmoi pikëpamjen se kjo politikë monetare do të mbetet e përshtatshme për një kohë të konsiderueshme.
Që nga shpërthimi i krizës financiare, Fed-i ka ruajtur përqindjen e fondeve federale nga 0 deri në 0.25%, që është niveli më i ulët në histori.