Renminbi, monedha e shtatë globale e pagesave
Pekin, 28 shkurt - Monedha kineze Renminbi ose juani, është renditur mes 10 monedhave kryesore të botës gjatë tre muajve të fundit, thekson një raport i Shoqatës së Telekomunikacionit Monetar e Bankar Global (SWIFT) me seli në Belgjikë.
Në janar të këtij viti, juani kaloi frangën zvicerane dhe radhitet tani në vendin e shtatë.
Sipas të dhënave të SWIFT-it, në janar të këtij viti juani si monedhë pagesash zuri 1.39% të tregut global, ndërkohë gjashtë monedhat e tjera janë dollari amerikan, euro, paundi britanik, jeni japonez, dollari kanadez dhe dollari australian.
Raporti i SWIFT vë në dukje se në janar, rritja e pagesave me juan ishte 30.6%, kurse në të njëjtën kohë përqindja monedhave të tjera ishte vetëm 4.8%.