09 Janar 2025

Referendumi në Krime, rrit çmimin e naftës

Tokio, 17 mars - Çmimi i naftës u rrit sot në Azi pas përgjigjes pozitive të Krimesë për bashkimin me Rusinë, edhe pse kjo votë mund të sjellë për Moskën sanksione të reja nga perëndimorët.

Çmimi i naftës u rrit sot në Azi pas përgjigjes pozitive të Krimesë për bashkimin me Rusinë, edhe pse kjo votë mund të sjellë për Moskën sanksione të reja nga perëndimorët.

Një fuçi e “light sweet crude” (WTI) u rrit me 23 centë dhe arriti në 99,12 dollarë. Fuçia “Brent” e Detit të Veriut, për t’u shpërndarë në prill, u rrit 11 centë duke arritur në 108,32 dollarë.

Pas vetos së Rusisë ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, presidenti amerikan, Barack Obama, ka paralajmëruar homologun e tij rus, Vladimir Putin, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj nuk do e njohin asnjëherë referendumin e së dielës në Krime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)