10 Janar 2025

Rashiq ndërmjetëson një marrëveshje të bizneseve Kosovë Serbi

Kragujevc, 16 maj - Delegacioni i bizneseve nga Kosova, AKB-ja të udhëhequr nga Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë vazdhuar me viizitat e tyre edhe në Kragujevc ku janë takuar me zyrtarët e Odës Ekonomike të Serbisë për regjionin e Kragujevcit.

 

Bizneset, kanë marr pjesë edhe në Forumin e afaristëve Kosovë Serbi dhe kanë nëshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit.

Nenad Rashiq, ministirsër i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Qeverisë së Kosovës, tha se bizneset duhet të ndihmohen moralisht e ligjërisht, në mënyrë që të rritet zhvillimim ekonomik.

“Rezultatet e këtyre takimeve e marrëveshhajeve do të shihen së shpejti dhe institucionet duhet të eliminojnë barrierat e tipit psikologjik”, tha ministri Rashiq.

Sipas tij takimi tjetër ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në Kosovë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se në këtë forum në Serbi  janë në emër të bizneseve të Kosovës, e i cili ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit, eliminimit të barrierave  dhe rritjes së zhvillimit ekonomik.

“Në Kosovë ekonomia dhe prodhimi është rritur fuqishëm dhe kjo ditë për Kosovën është shumë e rëndësishme, sepse tash prodhuesit e Kosovës mund të ekspoetojnë edhe në Serbi. Kosova ka potenciale të mëdha për investime dhe ftoi investitorët serbë që të vijnë e investojnë”, tha Shahini.

Ai tregoi se Serbia që nga paslufta e deri tash ka eksportuar mbi katër milliardë euro prodhime, ndërsa Kosova për në Serbi ka ekspoeruar shumë pak.

“Jo vetëm qytetarët, por edhe prodhimet e Kosovës, duhet të trajtohen njëjtë sikur trajtohen qytetarët dhe prodhimet serbe në Kosovë. Duhet të ketë lëvizje të lirmallrave e qytetarëve në dy shtete”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së, tregoi para bizneseve serbe se Kosova ka bërë politika mjaft të favorshme pë investitorët e huaj të cilët duhet të vijnë e investojnë në Kosovë. Sipas tij pos politikave  të favorshme shtetërore, edhe fuqia punëtore ëshstë popullat e re dhe profesionale për punë.

Agim Shahini, premtoi se bizneset e dy vendeve do të bëjnë një alencë të fuqishme biznesore, me qëllim që të ketë zhvillim ekonomik, ngritje të mirëqenies sociale dhe uljen e papunësisë.

Dushan Puaça, president i Odës Ekonomike të regjionit të Kragujevcit, tha se kanë bërë një nismë për një të ardhme më të mirë të bashkëpunimit me bizneset e Kosovës për të cilën duhet të kenë edhe mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

Ai tha se janë shumë të kënaqur që zyrtarët nga Kosova kanë ardhur në Serbi nëpër këtë kohë aq të keqe me shi, për të krijuar miqësi të reja dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të dy vendeve.

“Forumi i afaristëve të Kosovës dhe Serbisë, ka për qëllim që të rrisë e thelloi bashkëpunimin biznesor, të eliminojë ekonominë e zezë dhe të ndikoi në ngritjen e zhvillimit ekonomik”, tha Puaça.

Ai vlerësoi lartë realizimin e forumit dhe bashkëpunimin për herë të parë me institucionet e Kosovës, AKB-në dhe bizneset në mënyrë zyrtare.

Përfaqësuesi i Elkos Group, tha se synojnë që zinxhinrin e tyre ta shtrijnë edhe në tregjet e Serbisë për tiu ofruar konsumatorëve prodhimet nga Kosova.

Halim Haxhijaha, nga kompania Jaha, tha se bashkëpunojnë me shumë kompani me vegla pune e agro biznes dhe se janë të interesuar që verërat e Kosovës të shiten më shumë në Serbi.

Bizneset e dy shteteve kanë realizuar takimi B2B nga të cilat do të ketë edhe shkërmbime tregtare ndërmjet dy  vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)