Qeveria shqiptare fuqishëm mbështet Dhomën Kombëtare Tregtare
Tiranë, 25 prill - Me iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Dhomës Kombëtare Tregtare, u mbajt takimi në Tiranë për lehtësimin e procedurave doganore në mes përfaqësuesve të dy vendeve me temën Unifikimi i politikave doganore Kosovë Shqipëri.
Ky takim u bë me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit dhe krijimit të institucioneve të përbashkëta.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se janë mbledhur bashkarisht për të vënë themelet e plota e të përbashkëta. Sipas tij tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës, ende janë larg njëra tjetrës, të izoluara dhe që duhet të krijohen sisteme unike, duke u eliminuar procedurat e tmerrshme që janë. Jemi të vetëdijshëm se të ndarë nuk mund të ecim përpara dhe se Shqipëria e Kosova duhet të krijojnë një terminal të përbashkët doganor dhe të shemben barrierat aktuale që ekzistojnë prej vitesh, tha Rama.
Kryeministri si sukses përmendi krijimin e Dhomës Kombëtare Tregtare, e cila sipas tij është një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e sipërmarrjeve shqiptare në të gjitha trevat. Përfitimi nga ky institucion i ri do të jetë mjaft i madh, e i cili nuk është krijuar tash sa kohë dhe askush nuk e ka penguar që të bëhej. Përmes këtij projekti nuk do të ketë më as vonesa në procedurën e kalimit tranzit të mallrave, tha Edi Rama.
Sipas tij krijimi i institucioneve të përbashkëta janë një domosdoshmëri për procesin e lehtësimit në të gjitha aspektet ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.
Procedurat e deri tashme në kufijë kanë qenë tmerrësisht të gjata, të lodhshme dhe shumë dekurajuese. Probleme kishte në terminale, në transit të prodhimeve, certifikatat. Tash e tutje kufiri uhet të jetë vetëm virtual. Është koha për tu dhënë një zgjidhje të menjëhershme, tha kreu i qeverisë. Ai kërkoi që të bëhet një terminal i dhe zyra doganore të përbashkët në mes Shqipërisë dhe Kosovës për të lehtësuar shkëmbimet tregtare.
Besim Beqaj, ministër i Financave, tha se se pas disa vitesh dy shtetet arritën në një kohë të shkurtër ti adresojnë problemet në themel. Duhet të krijohet një treg i përbashkët dhe të gjitha procedurat burokratike duhet të hiqen, tha Beqaj. Ministri premtoi bashkëpunim në secilën pikë.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bzneseve dhe themlues i Dhomës Kombëtare Tregtare, tha se se mbi vete kanë marrë një nismë shumë të rëndësishme me të cilën do të shënojnë rezultate të larta për sipërmarrësisht shqiptare në të gjitha trevat kombëtare.
Vizioni i Dhomës Kombëtare e Tregtare, Kosovë-Shqipëri-Maqedoni-Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës është zhvillimi ekonomik dhe fuqizmi i plotë i bizneseve shqiptare në të gjitha trevat, tha Shahini.
Ai kërkoi që institucionet ti eliminojnë të gjitha pengesat ë mënyrë që bizneset shqiptare të zhvillohen edhe më shumë si një treg i përbashkët. Dhoma, është si një bashkësi unike e interesit të përbashkët të përfaqsusëve të bizneseve kombëtare.
Jemi një ombrellë e bizneseve kombëtare dhe kërkojmë mbështetje për realizimin e iniciativave të përbashkëta ekonomike nga qeveria Shqiptare dhe ajo e Kosovës, tha Shahini
Shkëlqim Cani, ministri i Financave, tha se derisa sot nga Kosova në Shqipëri rruga bëhet për dy ditë, ditën e nesërme ajo do të bëhet jo për dy orë, por për dy minuta. Sipas tij legjislacioni shqiptarë ka nevojë për përmirësime dhe unifikim me Kosovën
Luan Bregasi, nga Dhoma Kombëtare Tregtare, tha se mision kanë ngritjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit të bizneseve shqiptare si fuqi e re konsumuese dhe prodhuese. Sipas tij duhet të bashkohen qëllimet e përbashkëta dhe kapitali si një treg i fuqishëm i se ardhmes ballkanike.
Edhe udhqheësit e doganave të Kosovës dhe Shqipërisë premtuan se vendimet e institucioneve të dy shteteve do të zbatohen me përpikmëri në praktikë.