Qeveria kineze ulë ndërhyrjen e saj në treg
Pekin, 26 shtator - Qeveria kineze njoftoi të mërkurën se ka rishikuar një listë investimesh dhe ka lehtësuar procedurat administrative për të pakësuar ndërhyrjen e saj në treg.
Këshilli i Shtetit diskutoi në një mbledhje të vetën, të drejtuar nga kryeministri Li Keqiang, amendamentet e një liste të miratuar të investimeve.
Lista e vjetër e vitit 2004 nuk i plotëson më nevojat ekonomike, shkencore dhe teknologjike, thuhet në një deklaratë të publikuar pas mbledhjes, duke shtuar se rishikimet janë të nevojshme për t\'i mundësuar tregut të luajë një rol më të rëndësishëm.
Pas amendimeve, projektet me aktivitet të mjaftueshëm tregu që janë në përputhje me rregullimin strukturor duhet vetëm t\'u njoftohen autoriteteve, në vend që të kërkohet miratimi i qeverisë.