05 Janar 2025

Qeveria e Kosovës marrëveshje bashkëpunimi me IFC-në

Prishtinë, 14 maj - Zëvendëskryeministrja për Ekonomi, Mimoza Kusari – Lila, nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me Jesper Kjaer, Menaxher i Lartë i Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), që është pjesë e grupit të Bankës Botërore.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me implementimin e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë”, që do të implementohet nga IFC dhe do të ndihmoi institucionet e Kosovës si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal të qeverisjes rreth politikave investuese dhe rregullative në mënyrë që të ndihmohen institucionet e vendit në zvogëlimin e burokracive administrative në ambientin e biznesit si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Zëvendëskryeministrja Kusari - Lila tha se përmirësimi i ambientit të të bërit biznes dhe atij të investimeve është ndër prioritetet kryesore strategjike të qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Projekti, në thelb, do të ndihmojë qeverinë e Kosovës dhe institucionet e saja në përmirësimin e ambientit të investimeve dhe të bërit biznes në Kosovë duke ulur koston administrative të pajtueshmërisë (respektimit të ligjeve dhe rregullave), përmirësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës duke ulur barrën administrative të kryerjes së afarizmit në Kosovë, riorganizimin e procedurave administrative në sektorët kryesorë dhe ndihmesën në përmirësimin e sistemit të regjistrimit të bizneseve” tha ajo.

Më tej, zëvendëskryeministrja Kusari – Lila potencoi se ky projekt do ti shërbej objektivës së qeverisjes siç janë: ulja e burokracisë dhe rritjes së transparencës ne mes të bizneseve dhe qeverisë duke stimuluar dhe rritur interesin e investitorëve për Kosovën.

Në anën tjetër, Jesper Kjaer, Menaxher i Lartë i IFC-së tha se Kosova është prioritet i IFC-së dhe se qëllimi kryesor i tyre mbetet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës në Kosovë. Ai elaboroi në detaje rëndësinë e kësaj marrëveshje duke e cilësuar si tejet të rëndësishme për Kosovën.

Kosova është bërë anëtare e Bankës Botërore (që nënkupton edhe pjesë e Korporatës Financiare Ndërkombëtare) në vitin 2009.

Republika e Kosovës dhe Banka Botërore, kanë bashkëpunuar ngushtë në disa fusha dhe sektor si në arsim, shëndetësi, administratë publike, infrastrukturë, sektorin financiar dhe atë privat, bujqësi, menaxhim të ambientit dhe resurseve natyrore, dhe ambientit të investimeve dhe të bërit biznes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)