09 Janar 2025

Propozohen lehtësira për investime

Prishtinë, 10 prill - Ministri i Financave Besim Beqaj paralajmëroi se Qeveria e Republikës së Kosovës shpejt do të aprovoj dokumentin e  lehtësirave për investime në Kosovë.

Në konferencën për media pas takimit me përfaqësuesit e komunitetit të Biznesit, kryetarin i OEK-ut, Safet Gerxhaliu, kryetarin e AKB-se, Agim Shahini si dhe drejtorin ekzekutiv të OEAK, Arian Zeka, ministri Beqaj tha se në vazhdën e aktiviteteve të cilat kanë për qëllim krijimin e kushteve sa më të përshtateshe për bizneset dhe në kuadër të bashkëpunimit në mes të institucioneve shtetërore dhe biznesit është vendosur që të aprovohen lehtësirat për investime në vend.

“ Duke mundësuar që prodhimi të jetë më konkurrent në treg, duke mundësuar që të gjitha lëndët e para të cilat parashihen për të qenë pjesë e aktivitetet ekonomik prodhues, por edhe pajisjet me një të ardhme të afërt të hiqen nga lista e produkteve për të cilat duhet të paguhen taksa doganore. Ndërsa ajo për të cilën ne sot u dakorduam është promovimi i investimeve të reja dhe për pushimin nga taksat për investimet e reja të cilat do të ndodhin në Republikën e Kosovës”, tha ministri Beqaj

Ai me këtë rast theksoi se për këtë temë është diskutuar gjatë, ka qenë një temë e cila gjithmonë ka pasur dhe ka për synim rritjen e konkurrueshmërisë së Kosovës për të tërheqë investime, qofshin ato të brendshme apo të jashtme.

“Dhe ne e kemi menduar dhe jemi dakorduar  sot edhe me biznesin  që të kemi së paku 4 kategori të lehtësirave. Kategoria e parë është ajo e cila do të shkon për investime të reja mbi 10 milionë euro dhe krijim mbi 150 vende pune e cila do të ketë pushim nga taksat për 7 vite.

Për investimet që do të shkojnë deri në 10 milionë euro dhe krijojnë së paku 100 vende pune do të aplikohet pushimi nga taksat së paku për 5 vite.

Për investime të reja prej 2 deri në 5 milionë euro dhe së paku 50 vende të reja të krijuara për punësim, pushimi nga taksat do të jetë për 4 vite, ndërsa për investime deri në 2 milionë euro, që ka të bëjë me investimet e vogla, që ka të bëjë me biznese të të  rinjve, që ka të bëjë me biznese të grave dhe biznese  të tjera të cilat janë të natyrës dhe investimit më të vogël, por që hapin së paku 30 vende pune, pushimi nga taksat do të jetë për 3 vite”, tha ministri Beqaj.

I pari i Ministrisë së Financave gjithashtu informoi se në diskutim edhe me biznesin janë dakorduar që në vazhdim të implementimit të Ligjit për personat me aftësi të kufizuar, do të merren masa tjera shtesë.

Me këtë rast ai tha se këtu nuk është fjala vetëm për investime të  huaja të drejtpërdrejta , por për të gjitha investimet, duke përfshirë investimet nga sektori vendor dhe investime të huaja që vijnë qoftë në formë të investime të drejtpërdrejta, apo investimeve portofol që  janë përmes pjesëmarrjes së tyre nëpër aksione të caktuara.

Ministri Beqaj, falënderoi Odën Ekonomike të  Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Aleancën Kosovare të Biznesit për bashkëpunim  dhe për angazhim të përbashkët për rritjen e konkurrueshmërisë dhe se ky bashkëpunim ka dhënë rezultate konkrete.

Agim Shahini,  Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), tha se  ky është një lajm i mirë për investitorët potencial që Kosova mund të ketë, sepse me këto kushte që  ja ofron Kosova, tashmë do të hapen dyert e investimeve të reja, interesimi për  të ardhur investitorë të rinj në Kosovë, jo vetëm të huaj por edhe vendor. Dhe kjo do të jetë një mundësi e re për hapje të vende të reja të punës dhe shtim të buxhetit dhe për shtim të mirëqenies tonë sociale, të cilat për çdo ditë po kërkohen nga opinioni publik.

Safet Gërxhaliu,  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se krahas lehtësirave që janë promovuar apo që promovohen, po  promovohet një partneritet dhe një dialog konstruktiv. Dhe për këtë vërtetë në emër të biznesit dhe Odës Ekonomike të Kosovës e falënderojmë ministrin Beqaj.

Arian Zeka,  Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), vlerësoi s bëhet fjalë për një lajm i mirë,  dhe se mozaiku i përmirësimit të ambientit të të bërit biznes, pas përmirësimeve të vazhdueshme në politikat ose reduktimin e politikave burokratike që është reflektuar edhe në raportin  Bankës Botërore, tashmë po e kompletojmë edhe me diçka praktike të cilën po e ofrojmë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)