05 Janar 2025

Policia kufitare konfiskon 1380 kg kafe

Prishtine 14 maj - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 15:00, në dalje nga Kosova për në Shqipëri, saktësisht në pikë kalimin kufitare Vermicë, njësitet policore kufitare kanë ndaluar dy automjete për kontroll policore.

Gjatë realizimit të kontrollit policor të këtyre automjeteve është hasur në mall komercial të ngarkuar, saktësisht kafe \"Vietnam\'\' Rofuz, e pa pjekur e paketuar në thasë.

Në automjetin e parë, kanë qenë të ngarkuar 10 thasë me kafe me nga 60 kg, ku sasia e përgjithshme arrin rreth 600 kg, ndërsa në automjetin e dytë, kanë qenë të ngarkuar 13 thasë me Kafe me nga 60 kg, ku sasia e përgjithshme arrin rreth 780 kg.

Sasia e përgjithshme në të dy automjetet arrin në rreth një mije e treqind e tetëdhjetë (1.380) kilogram  kafe.

Njësitet policore kanë konfiskuar sasinë e përgjithshme të kafes për dyshimin e bazuar të shmangies së obligimeve doganore si dhe personat e ndaluar janë shoqëruar në stacionin policor.

Personat e shoqëruar në stacionin policor më pas kanë prezantuar kuponët fiskal për mallin e blerë në një kompani (Diskont) me seli në Prishtinë.
 
Pas prezantimit të kuponëve fiskal automjeti së bashku me mallin e konfiskuar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës, dega në Vermicë, për procedurë të mëtutjeshme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)