Pestova, kompania më konkurrente në Kosovë
Prishtinë, 2 dhjetor - Sot, është organizuar konferenca përmbyllëse në kuadër të Ditët e Biznesit të Vogël 2013.
Kjo konferencë është hapur nga Bernard Nikaj, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Nikaj përveç tjerash potencoi edhe fillimin dhe vazhdimin e projekteve për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, veçanërisht Skemën e Voucher të Këshillëdhënies.
Kjo konferencë u përcoll nga fjala përshëndetëse e Geosits nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Asin, nga zyra e BE-së në Kosovë.
Kjo konferencë u karakterizua me praninë e më shumë se 150 pjesëmarrësve, duke përfshirë pjesëmarrjen nga komuniteti i biznesit.
Më këtë rast, u përzgjodhën tri kompanitë më konkurrente të vitit në nivel të Kosovës.
Ato janë: PESTOVA SH.P.K. - me çmimin e parë, GLAVBOLGARSTROY AD-Branch Kosovo me çmimin e dytë, dhe N.T.P. KAMILA SH.P.K. , me çmimin e tretë.
Po ashtu, u përzgjodhën eksportuesit e vitit: STONECASTLE Vineyards & Winery LLC, eksportuesi i vitit 2013 për ndërmarrje të mesme, N.T.SH.P. Eurofood, eksportuesi i vitit 2013 për ndërmarrje të vogla dhe LAND HOLDING, eksportuesi i vitit 2013 për mikro ndërmarrje.
Kjo konferencë u karakterizua me dy debate ekspertësh duke përfshirë temat përkatëse: Qasja në Financa, dhe Ngritja e Konkurrueshmërisë nëpërmjet eksportit.
Qëllimi i debateve përkatëse ishte diskutimi i thellësishëm nga profesionistë të këtyre fushave. Pjesëmarrësit e komunitetit të biznesit kishin një mundësi të marrin informata të detajuara dhe të diskutojnë me anëtarët e paneleve rreth çështjeve dhe potencialit për qasje në financa. Së fundi, ata kishin mundësi të dëgjojnë perspektiva të ndryshme rreth mundësive, çështjeve dhe sfidave të eksportit.
Në përgjithësi, Ditët e Biznesit të Vogël 2013 i ka sjell një vlerë të shtuar komunitetit të biznesit.