Përmes infrastrukturës ligjore, synohet të tërhiqen investitorët e huaj
Prishtinë, 26 prill - Në vazhdimin e mbledhjes së dhjetë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE), të kryesuar nga zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila, janë shqyrtuar Projektligji për Investimet e Huaja dhe raportimi i Ministrisë për Zhvillim Ekonomik rreth aktiviteteve te Grupit Punues për nxitjen e zhvillimit të industrisë së rëndë.
Zëvendëskryeministrja Kusari Lila, në fillim të mbledhjes, theksoi se për shkak të ndërprerjes së takimit të dhjetë të KKZHE-së me 16 prill, në këtë takim do të trajtoheshin dy pikat e mbetura në agjendë.
Më pas, zëvendëskryeministrja/ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila ka prezantuar Projektligjin për Investimet e Huaja.
Zëvendëskryeministrja tha se ky projektligj rregullon mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investimeve të huaja në Kosovë, duke u ofruar investitorëve të huaj të drejta dhe garanci themelore dhe të ekzekutueshme që u japin siguri investitorëve të huaj, ku investimet e tyre do të mbrohen dhe do të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe në pajtim të plotë dhe konform ligjit, standardeve dhe praktikave te pranuara ndërkombëtarisht.
Kosova do të ofron trajtim të drejtë dhe të barabartë investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre në Kosovë, tha ajo.
Rreth çështjeve të trajtuara me projektligj, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari- Lila, tha se janë trajtuar çështjet me rendësi për investitorët e huaj në mënyrë që tu ofrohet siguri juridike për investimet e tyre si: mos-diskriminimi, pajtueshmëria me detyrimet, stabiliteti i regjimit të investimeve, nacionalizimi, eksproprijimi dhe kompensimi, konvertimi i valutës dhe transferimet egGarantuara, veprimet apo mos-veprimet joligjore, konflikti i armatosur dhe trazirat qytetare, respektimi i të drejtave, pajtueshmëria me ligjet dhe standardet, personeli i huaj, likuidimi i një investimi, mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve të investimit, ligji i zbatueshëm për kontestet e Investimit, natyra finale dhe detyruese e vendimeve të arbitrazhit si dhe shumë çështje të tjera.
Kusari-Lila foli edhe për objektivat dhe ndërlidhjen e tyre me prioritetet e Qeverisë.
që të investojnë në Kosovë duke iu ofruar kushte dhe lehtësira lidhur me investimet e tyre. Njëkohësisht duke iu ofruar garancitë e nevojshme lidhur me mbrojtjen dhe mos diskriminimin e investimeve të tyre, mëtohen të tërhiqet një numër më i madh i investitorëve, tha ajo.
Zëvendëskryeministrja Kusari-Lila po ashtu theksoi se projektligji është hartuar në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare, të marra gjatë vizitave studimore dhe asistencës së ekspertëve ndërkombëtarë përmes projekteve të tyre që i zhvillojnë në Kosovë.
Konsiderojmë se është në përputhshmëri me praktikat e mira ndërkombëtare si dhe me legjislacionin e BE-së, tha Kusari-Lila, duke shtuar se konsultimet publike janë zhvilluar me të gjitha grupet e interesit.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila, theksoi se me këtë projektligj themelohet Agjencia për Zhvillimin dhe Promovimin e Sektorit Privat, si institucion në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe është përgjegjës për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve të huaja, mbështet zbatimin e politikave dhe programeve publike në fushën e zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zhvillon politika lidhur me themelimin dhe zhvillimin e zonave ekonomike.
Takimi i dhjetë i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka vazhduar me raportimin rreth aktiviteteve të Grupit Punues për nxitjen e zhvillimit të industrisë se rëndë, raportim që është bërë nga ana e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik është organi kryesor këshillues dhe vendimmarrës për politikat ekonomike dhe reformat. Ky këshill përbëhet nga Zyra e Kryeministrit, 11 ministri, Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, tri asociacione të biznesit, si dhe nga donatorë të jashtëm të cilët po e ndihmojnë Kosovën.