Përkeqësimi i situatës në Ukrainë provokon rritjen e çmimit të naftës
New York, 18 prill - Përkeqësimi i situatës në Ukrainë, pas përleshjeve mes filorusëve dhe trupave ushtarake, që përfunduan me vdekjen e tre personave, kanë provokuar edhe rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore.
Nafta bruto e tipit \"Wti\" u rrit 42 centë duke arritur në 104,8 dollarë për fuçi, një rritje prej 5,8 për qind që nga fillimi i vitit. Ndërkohë nafta \"Brent\" mbetet në kuotën e 109,45 dollarëve për fuçi.