Përfunduan bisedimet për Tregti të Lirë SHBA-BE
Uashington, 22 dhjetor - Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian (BE) përfunduan në Uashington raundin e tretë të bisedimeve të tregtisë së lirë.
"Përfunduam raundin e tretë dhe të fundit të negociatave të vitit 2013, prandaj është koha e duhur për të rishikuar se ku kemi arritur," tha kryenegociatori i SHBA-së Dan Mullaney pas përfundimit të negociatave pesëditore për Partneritein Transatlantik në Tregti dhe Investime (TTIP).
Pas raundit të parë të bisedimeve në korrik dhe raundit të dytë në nëntor, negociatorët diskutuan në lidhje me të gjitha fushat që do të përfshihen në TTIP gjatë raundit të tretë si qasja e tregut, të drejtat e pronësisë intelektuale, ndërmarrjet shtetërore, investimet dhe shërbimet, tha Mullaney.
Ndërkohë, kryenegociatori i BE-së Ignacio Garcia Bercero theksoi se palët janë në rrugën e duhur për arritjen një marrëveshjeje tregtare dhe një plani investimi që do të zhvillojë ekonominë amerikane dhe atë europiane, do të nxisë rritjen si dhe shtimin e punësimit në kohën më të duhur.