Përfundon raundi i parë i bisedimeve të tregtisë ShBA-BE
Washington, 13 korrik - Negociatorët tregtarë të ShBA-së dhe BE-sëpërfunduan të premten në Washington raundin e tyre të parë të bisedimevepër Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve, dukekrijuar një kornizë për diskutimet e ardhshme.
\"Patëm një raund thelbësor bisedimesh mbi gamën e plotë të temave që kemi ndër mend të përfshijmë në këtë marrëveshje,\" tha kryenegociatori i BE-së Injacio Garsia Bersero pas bisedimeve.
Diskutimet mbuluan çështje të tilla si hyrja në treg e mallrave bujqësore dhe industriale, prokurimet qeveritare, investimet, energjia dhe lëndët e para, çështjet rregullatore, të drejtat e pronësisë intelektuale, zhvillimi i qëndrueshëm, konkurrenca etj.
\"Gjatë takimeve, secila palë i paraqiti idetë e saj palës tjetër se si duhet të procedohet dhe si mund të trajtohen çështje të veçanta në një marrëveshje,\" tha Përfaqësuesi i Tregtisë i ShBA-së Majkëll Froman në një deklaratë në përfundim të bisedimeve.
Duke pasur parasysh përmasat dhe kompleksitetin e negociatave, nuk pritet ndonjë përparim i spikatur para përfundimit të këtij procesi.
Raundi tjetër i bisedimeve do të nisë në Bruksel më 7 tetor.