Përdorimi i Juanit shënon rekord të ri në tregjet financiare
Pekin, 12 shtator - Treguesi i juanit kinez në tregun monetar ndërkombëtar u rrit përsëri në tremujorin e dytë të këtij viti dhe vendosi një rekord të ri të nivelit të përdorimit të monedhës kineze Reminbi në tregun monetar ndërkombëtar.
Më 11 mars të këtij viti, Banka Qendrore e Kinës publikoi për herë të parë \"treguesin e juani jashtë vendit\", një tregues i rëndësishëm që pasqyron nivelin e ndërkombëtarizimit të monedhës kineze.
Në qershor të këtij viti depozitat në juan brenda vendit arritën në afro 254 trilionë juan, shifër kjo që u shtua me 20 për qind në krahasim me fundin e vitit të kaluar.
Në rajonin europian pozita e juanit është rritur më tej.