09 Janar 2025

PE kërcënon me veto marrëveshjet tregtare me ShBA-në

Bruksel, 13 mars - Parlamenti Europian kërcënoi me veto marrëveshjen e ardhshme tregtare me Shtetet e Bashkuara, derisa Uashingtoni të pushojë përgjimin e institucioneve.

Ligjvënësit europianë miratuan një rezolutë formale e cila u bën thirrje zyrtarëve europianë të ndalojë marrëveshjen për të dhënat bankare dhe të ashtuquajturën marrëveshjen \'Porti i Sigurtë\'.

Rezoluta vjen pas deklaratave të fundit të ish-punonjësit të Agjencisë Kombëtare Amerikane të Sigurisë, Edward Snowden, i cili tha se Uashingtoni përgjon rregullisht mbledhjet dypalëshe të nivelit të lartë, përfshirë liderët europianë, e kancelaren gjermane Angela Merkel.

Çdo marrëveshje tregtare me ShBA-në duhet të ratifikohet nga Parlamenti Europian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)