06 Janar 2025

Parashikohet kolapsi i tregut rus të automobilave

Moskë, 31 korrik - Shitjet e automobilave në Rusi në vitin 2013 mund të bien nga 1.5-3% deri në 2.7 milionë automjete.

Ky parashikim është bërë nga kompania PricewaterhouseCoopers. Në fillim të këtij viti PwC parashikoi rritjen e shitjeve të automobilave në tregun rus me 5% deri në 2.9 milionë automjete.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Biznesit Evropian, gjatë gjysmës së parë të vitit shitjet e prodhuesve të automobilave në Rusi ranë me 6% deri në 1.33 milionë automjete.

Rënia e parë mujore e shitjeve të automobilave brenda 3 viteve u regjistrua në muajin mars - shitjet u reduktuan me 4%. Në qershor të këtij viti indeksi pati një rënie prej 11%.

Lider i shitjes së automobilave në Rusi mbetet \"AvtoVAZ\", i cili ka realizuar 10% më pak automobila se një vit më parë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)