05 Janar 2025

Panairi i Bujanocit mundëson depërtimin e produkteve Kosovare në treg

Prishtinë, 28 maj - Panairi i 6 me radhë, nën organizimin e Komunës së Bujanocit në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, si kurrë më parë ka grumbulluar sot prodhues nga vendi dhe rajoni.

Këtë vit në panair marrin pjesë afro 60 biznese të ndryshme kryesisht të natyrës bujqësore, materialeve ndërtimore, dhe për herë të parë i është krijuar një mundësi edhe grave me punime artizanale me stendat që mbanin emrin ‘’Duart e vyeshme’’.

Pjesëmarrëse në panair janë edhe bizneset nga Kosova, dhe Maqedonia, duke bërë që panairi ta gëzojë me të drejtë emrin ndërkombëtar.

Në hapjen solemne foli i pari i komunës Dr.Nagip Arifi, i cili, ju drejtua të pranishmëve për rëndësinë e projekteve të tilla si një mundësi e mirë për promovimin e produkteve të ndryshme dhe mundësinë e bashkëpunimit dhe investimeve në komunën e Bujnaocit.

Me ardhjen e investitorëve të huaj do të forcohen edhe kompanitë e vogla këtu. Drejtori i Projektit të Zhvillimit Ekonomik lokal të qëndrueshëm të USAID-it, Houard Okman, krejt në fund u shpreh se, “unë së bashku me kryetarin dhe ekipin e tij si dhe organizatat lokale e rajonale të nisemi dhe të kërkojmë së bashku investitor” Ngjarjes i dhanë peshë dhe prania e nënkryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës Nazmi Xani, si dhe Zv. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Arben Halili, të cilët njëherit kishin sjellë edhe prodhues të ndryshëm nga këto shtetet.

Nënkryetari i OEK-ut z. Nazmi Xani theksoi se është kënaqësi e veçantë që jam ne mesin tuaj sepse vetëm avancimi i bashkëpunimit ekonomik ështëgarancë e përafrimit të shteteve dhe kombeve për eliminimin e pengesave të ndryshme.

Jemi të mendimit se duhet dialoguar dhe mbështesim fuqishëm çdo marrëveshje të arritur politike por të kuptohet një herë e përgjithmonë se vula e suksesit të marrëveshjeve politike është zhvillimi ekonomik dhebenifitet ekonomike.

Jemi të mendimit se panaire të tilla duhet të jenë tradicionale, të marrin dimension rajonal dhe më gjërë dhe përmes tyre të avancohet dialogu dhe partneritet në mes të komunitetit të biznesit dhe të eliminohen të gjitha barrierat që e pengojnë zhvillimin ekonomik.

Xani theksoi se duhet falënderuar angazhimin e USAID-it për këtë panair dhe të njëjtën kohë besoj se është krijuar një mundësi e re që më në fund edhe prodhimet kosovare te sulmojnë tregun e Serbisë dhe të përmirësojnë bilancin e pagesave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)