Pakistani interesohet të forcojë bashkëpunimin tregtar më Kosovë
Prishtinë, 21 mars - Në një takim që kishte për qëllim bashkëpunimin tregtar në mes të Pakistanit dhe Kosovës dhe investimet e mundshme të Pakistanit në Kosovë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, priti sot ambasadorin jo-rezident të Pakistanit në Republikën e Kosovës, Muhammad Haroon Shaukat.
Jemi të interesuar që bashkëpunimin tregtar mes Kosovës dhe Pakistanit ta bartim në një nivel tjetër sidomos në sektorin e tekstileve tha ministrja Kusari Lila.
Kosova sipas saj është duke përmirësuar ambientin e biznesit, ka Marrëveshje Preferenciale me Bashkimin Evropian dhe është duke negociuar marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë.\"
\"Këto përparësi duhet të shfrytëzohen nga investitorët nga Pakistani duke e parë Kosovën si urë lidhëse në mes Pakistanit dhe Bashkimit Evropian vazhdoi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Kusari- Lila.
Në veçanti, ministrja Kusari-Lila i përcjelli ambasadorit Shaukat faktin se Kosova është vendi i përshtatshëm për ri-eksportin e produkteve pakistaneze në tregun e Bashkimit Evropian.
Ne vazhdimisht jemi duke punuar që ta bëjmë Kosovën vend potencial për të gjithë investitorët e jashtëm të cilët kanë për synim ri-eskportin e produkteve të tyre në Bashkimin Evropian, përfundoi ministrja Kusari-Lila.
Kurse, ambasadori Shaukat theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit tregtar me mes të Pakistanit dhe Kosovës.
Pas njohjes së pavarësisë nga vendi ynë, ne duam që të rrisim bashkëpunimin tregtar, sidomos në sektorin e tekstilit. Pakistani është prodhuesi i tretë në botë i tekstilit dhe ne jemi të interesuar që të shohim mundësitë e investimeve në këtë sektor në Kosovë, tha ambasadori Shaukat.
Kosova importon produkte të tekstilit nga Pakistani, ndërsa eksporton produkte të ndërtimtarisë.