06 Janar 2025

Pacolli: Gati fillimi i tregut të përbashkët Shqipëri - Kosovë

Prishtinë, 12 gusht - Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se idenë e tij për krijimin e një tregu të përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shumë shpejt do ta prezantojë para kabinetit qeveritar në një nga mbledhjet e ardhshme.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se këto dy shtete janë vende të vogla dhe vetëm duke krijuar një treg të përbashkët mund të bëhen atraktive për investitorët e huaj.

\"Krijimi i një tregu të lirë nuk është ide e re. Kjo ide është prej kohës kur e kam bërë vizitën e parë në Shqipëri si president i Kosovës.\"

\"Në paraqitjen time në Parlamentin e Shqipërisë një prej kërkesave kryesore ka qenë kjo ide, që në mes të Kosovës dhe Shqipërisë të merren masat urgjente për krijimin e një tregu të përbashkët. Duke e bërë një treg më të madh investitorët do ta kenë më lehtë të vendosin për investimet e tyre\", ka theksuar Pacolli.

Ai ka treguar se këtë ide e ka diskutuar disa herë me kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin në ardhje të Shqipërisë, Edi Rama që, sipas tij, e kanë përkrahur.

Pacolli ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme t’ia fillojë punës në drejtim të formimit të tregut të përbashkët me Shqipërinë.

Mosbashkëpunimi i deritashëm ekonomik mes këtyre dy shteteve sipas tij ka ndodhur për shkak të mungesës së vizionit dhe vullnetit politik.

Sa iu përket zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, Pacolli ka bërë me dije se AKR-ja do të garojë me një program konkret ekonomik që i dedikohet mirëqenies së qytetarëve.

Ai ka thënë se partia e tij në këto zgjedhje do të garojë e vetme, kurse ka bërë me dije se mundësinë e bashkëpunimit me ndonjë parti do ta shqyrtojë tek pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve.

Pacolli ka paralajmëruar se gjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve me kritika nuk do t’i kursej as kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e PDK-së. Por, nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse një përplasje e tillë do të mund ta lëkundë koalicion qeverisës me PDK-në.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)