02 Janar 2025

OKB miraton traktatin për tregtinë e armëve

Bruksel, 4 prill - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara  ka miratuar me shumicë dërrmuese traktatin e parë mbi tregtinë globale të armëve që synon mbajtjen e armëve larg nga terroristët dhe kriminelët e luftës.
 
154 anëtarë të OKB-së votuan për traktatin. Irani, Koreja e Veriut, Siria votuan kundër, 23 vende abstenuan.
 
Pasi të jetë ratifikuar nga të paktën 50 vende nënshkruesve, traktati do të ndalojë zyrtarisht prodhuesit e armëve t\'u shesin armë kujtdo që mund të jetë i dyshuar për krime kundër njerëzimit, gjenocid, dhe krime lufte.
 
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e quajti traktatin të fortë, efektiv dhe të zbatueshëm. Ai thotë se traktati mbron të drejtën e vendeve për të kryer tregti të ligjshme të armëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)