OBT, Rusia sulmon BE-në lidhur me taksën ndaj importeve ruse
Gjenevë, 25 dhjetor - Rusia mbërrin në selinë e Organizatës Botërore të Tregtisë me synim kundërshtimin e taksës të imponuar nga Bashkimi Evropian për një seri importesh ruse, me motivin se faktorët e industrisë së vendit përfitojnë nga çmimet më të ulëta të energjisë.
Kjo procedurë lidhet me disa shkelje nga ana e Bashkimit Evropian, të një serie dispozitash të marrëveshjes anti-dumping të Organizatës Botërore të Tregtisë, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë ruse të Ekonomisë.
Bëhet fjalë për procedurën e parë të lançuar nga Rusia që prej anëtarësimit të vendit në OBT, që u realizua në gusht të vitit 2012