06 Janar 2025

OBT: Rritja e tregtisë botërore tejkaloi prodhimin global

Gjenevë, 20 korrik - Organizata Botërore e Tregtisë botoi 'Raportin mbi Tregtinë Globale 2013', i cili analizon tendencën tregtare në të ardhmen dhe ndikimin ekonomik, shoqëror e politik.

Sipas raportit, gjatë 30 viteve të fundit, rritja e vëllimit të tregtisë ndërkombëtare tejkaloi prodhimin global, ndër to veçohet rritja e ekonomive në zhvillim.

Në vitin 1980, eksportet e Kinës zunë vetëm 1% të totalit botëror, ndërsa në 2011 vëllimi i eksporteve të Kinës arriti në 11%. Sipas renditjes së shteteve nga vëllimi tregtar për vitin 2012, katër vendet më të mëdha eksportuese janë Kina, ShBA-ja, Gjermania dhe Japonia, ndërsa katër më të mëdha importuese janë ShBA-ja, Kina, Gjermania dhe Japonia.

Dokumenti vuri në dukje gjithashtu se me plakjen e popullësisë në dekadën e ardhme, krahu i punës, një burim kryesor i zhvillimit të Kinës nuk do të ekzistojë më.

Ndërkohë, me kapitalet e grumbulluara dhe avancimin teknologjik, Kina mund të garantojë avantazhin e saj nëpërmjet eksportit të produkteve me çmim më të lartë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)