10 Janar 2025

OBT nxit tregtinë e lirë të prodhimeve të mjedisit

Gjenevë, 9 korrik - 14 Anëtarë të Organizatës Botërore Tregtare-së si Kina, SHBA-ja, BE-ja etj nisën më 8 korrik bisedimet në kuadër të marrëveshjes për prodhimet e mjedisit.

Marrëveshja synon uljen e taxave dhe nxitjen e tregtisë së lirë të prodhimeve të mjedisit.

Në bisedime përfshihen 54 prodhime të gjelbra të listës së prodhimeve të mbrojtjes së mjedisit të hartuar nga APEK, të cilat ndikojnë në konsumimin e ulët të energjisë dhe nivelin e ulët të karbonit, me synim realizimin e tregtisë së lirë, në kornizën e OBT-së.

Rezultatet përfundimtare do të ndikojnë në përfitimin e barabartë të të gjithë anëtarëve.

Përfaqësuesi kinez në OBT, Yu Jianhua u shpreh se pjesëmarrja e Kinës në bisedime ka dy qëllime. Së pari, të nxitim uljen e taksës së mjedisit dhe mbrojtjen e vazhdueshme të tij. Së dyti, të nxitim sistemin shumëpalësh tregtar.

Yu Jianhua tha se këto bisedime do të zhvillohen në kornizën e OBT-së dhe Kina vlerëson pjesmarrjen e sa më shumë anëtarëve të kësaj organizate në bisedime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)