10 Janar 2025

OBT nuk miraton marrëveshjen për lehtësirat tregtare

Gjenevë, 2 gusht - Organizata Botërore e Tregtisë publikoi një deklaratë, ku thuhet se paketa e marrëveshjes për lehtësimin e tregtisë nuk u miratua para afatit të caktuar, 31 korrik.

Në dhjetorin e vitit 2013, kur u zhvillua Konfereca e 9-të Ministrore e OBT-së, u arrit në Bali marrëveshja e parë mbi tregtinë shumëpalëshe pas themelimit të OBT-së.

Sipas kësaj pakete 31 korriku ishte afati i fundit i përfundimit të bisedimeve për nisjen e marrëveshjes për lehtësimin e tregtisë.

Sekretari i përgjithshëm i OBT-së Roberto Azevedo tha nëpërmjet një deklarate se megjithëse vendet anëtare kanë mbajtur kontakte të ngushta, ka ende mosmarrëveshje, për shkak të të cilave paketa nuk u miratua.

Analistët janë të mendimit që kjo do të ndikojë në përpjekjet e palëve të ndryshme për rifillimin e bisedimeve mbi tregtinë shumëpalëshe dhe ndërkohë do të ndikojë tek besimi i tregut dhe i publikut ndaj OBT-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)