OBT: Arrihet marrëveshja e parë globale
Gjenevë, 7 dhjetor - Përfaqësuesit e 159 vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) kanë arritur pajtueshmëri për marrëveshjen me të cilën synohet nxitje e tregtisë globale.
Marrëveshja, e konfirmuar sot pas negociatave në ishullin Bali të Indonezisë, paraqet dokumentin e parë global të të gjithë anëtarëve të Organizatës Botërore të Tregtisë, prej themelimit të saj në vitin 1995.
Në marrëvshje përfshihen edhe përkushtimet e vendeve anëtare për lehtësimin e tregtisë duke i thjeshtësuar procedurat doganore.
Ekonomistët vlerësojnë se kjo lëvizje mund të krijoj shtytje në ekonominë botërore, në vlerë prej afro 1 mijë miliardë dollarësh amerikanë.
Marrëveshja u arrit pas negociatave me të cilat u zgjidhën vërejtjet e Kubës dhe Indisë.