08 Janar 2025

Nis zbatimi i marrëveshjes për pagesën e taksave doganore

Prishtinë, 14 dhjetor - Prej sot, ka nisur zbatimi i Marrëveshjes për doganat midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë për pagesën e taksave doganore në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe njëherësh Kryengociatorja e  dialogut teknik në Bruksel, deklaroi se sot zyrtarisht ka filluar zbatimi Marrëveshjes së Brukselit për doganat me të cilën jetësohet në praktikë pagesa e taksave doganore për mallrat që eksportohen në Kosovë në dy pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Sipas raportimeve që kam marrë nga Drejtori i Doganave të Kosovës Lulzim Rafuna çdo gjë është duke shkuar mirë në të gjitha aspektet dhe procedurat ligjore.

Ne si Qeveri e Kosovës, vlerësojme se kjo është një arritje e madhe për shtetin tonë, sepse pas shumë vitesh më në fund kemi vendosur sundimin e ligjit në fushën e pagesës së taksave doganave në këto dy pikëkalime kufitare në pjesën veriore të vendit me të cilën të gjithë eksportuesit e mallrave nga Serbia në Kosovës detyrohen ti paguajnë taksat doganore shtetit të Kosovës për të gjitha mallrat që eksportohen.

Zëvendëskyeministrja Edita Tahiri tha se Marrëveshja për doganat  e cila është arritur me 17 janar 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe zbatimi i sajë që ka nisur sot, kanë një rëndësi të veçantë sepse shënojnë një hap përpara në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, Serbia praktikisht dhe de jure ka njohur shtetin e Kosovës në fushën e doganave.

Në fakt, rëndësia e zbatimit të Marrëveshjes për doganat është e shumëfishtë, për arsye se ka ndikime pozitive në aspektet e zhvillimit ekonomik si dhe në luftimin e ekonomisë joformale sidomos duke i dhënë fund kontrabandës së mallrave dhe evazionit të taksave doganore, dukuri këto që kanë qenë prezente në këto dy pikëkalimet kufitare.

Ajo po ashtu theksoi se zbatimi i Marrëveshjes për doganat do ti jep fund strukturave paralele serbe që kanë vepruar në këtë fushë.

Nga ky proces do të përfitojnë qytetarët e  vendit tonë dhe në veçanti ata të pjesës veriore të vendit të cilët e dëshirojnë rendin dhe ligjin, ndërsa ne si Qeveri e Kosovës do të vazhdojmë përkushtimet tona për normalizimin e plotë të gjendjes në atë pjesë të vendit duke përfshirë zhvillimin socioekonomik, theksoi ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)