09 Janar 2025

Nikaj: Nafta në shkolla nuk është kancerogjene

Prishtinë, 9 shkurt - Ushtruesi i Detyrës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Benard Nikaj bërë të ditur se nafta e përdorur në institucionet shkollore nuk ka rezultuar të jetë kancerogjene.

"Derivatet e naftës të përdorura për ngrohje në shkollat e Prishtinës dhe në shkollat tjera anë e mban në Kosovë, janë të cilësisë brenda standardeve të përcaktuara me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Kosovë dhe nuk ka vend për panik tek nxënësit, prindërit dhe qytetarët tjerë."

"Nafta e përdorur në shkollat e Prishtinës dhe në shkollat tjera në Kosovë nuk është kancerogjene. Këtë e ka bërë me dije ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministri të Tregtisë e Industrisë, Bernard Nikaj, të dielën, në një konferencë për media.

Nikaj ka konstatuar se sipas mostrave të marra nga disa shkolla niveli i gazrave është i përqëndrueshëm, dhe vendimi i marrë nga Komuna ka qenë i ngutshëm pa u bazuar në situatë faktike dhe se fëmijët sa i përket rrezikut të naftës kancerogjene mund të fillojnë mësimin që nga nesër.   

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë siguron të gjithë qytetarët e në veçanti prindërit dhe nxënësve se nuk ka vend për shqetësim. Derivatet e naftës që përdorën për ngrohje në shkolla janë brenda standardeve të lejuara tek ne dhe në Bashkimin Evropian dhe nuk është kancerogjene”, tha U.D i ministrit të MTI-së, Bernard Nikaj, në konferencën për media.

Ai ka bërë thirrje që procesi mësimor mund të fillojë, pa brengën se mund të shkaktohen telashe shëndetësore për nxënësit e kryeqytetit. Sipas tij përmbajtja e lartë e sulfurit në derivate mund të shkaktojë telashe nëse ajo përdoret në makina por jo nëse ajo përdoret për industri apo ngrohje.
 
Ai ka marr shembull termoelektranat, ngrohtoret e qytetit dhe atë të QKUK-së që përdorin naftë me përmbajtje të lartë të sulfurit por që nuk shkaktojnë asnjë telashe. “Përmbajtja e sasisë së sulfurit në këto karburante të testuara është brenda kufirit të lejuar për vajrat për ngrohje. Në Kosovë lejohet përdorimi i derivateve të lehta dhe të rënda për ngrohje që kanë përmbajtje të sulfurit deri në 10,000 ppm”.

Nikaj sqaroi se në Kosovë, sipas Udhëzimit Administrativ 07/2012, janë në treg disa lloje te derivateve të naftës që përdoren për ngrohje si më poshtë:

·    Vajrat e rënda për ngrohje sipas UA 07/2012 Për Cilësinë e Produkteve Të Lëngëta Të Naftës por edhe sipas direktivës evropiane 2005/33/EC lejohen të kenë përmbajtje të sulfurit deri në 10,000 ppm (dhjetë mijë ppm) apo shprehur në përqindje deri në 1% (m/m). Ky produkt përdoret edhe në ngrohtore të qytetit në Prishtinë si dhe në shumë institucione tjera publike.

·    Vajrat gazore (gazoili) për ngrohje sipas UA 07/2012 por edhe sipas direktivës evropiane 2005/33/EC lejohen të kenë përmbajtje të sulfurit deri në 1,000 ppm (një mijë ppm) apo shprehur në përqindje deri në 0.1% (m/m).

·    Ndërsa, dizeli dhe benzina të cilat përdoren për motorët me djegie të brendshme (automjetet) sipas të njëjtit udhëzim administrativ lejohen të kenë përmbajtje të sulfurit jo më shumë se 10 ppm.

Vendimin e komunës së Prishtinës për të ndërprerë procesin mësimor ai e ka quajtur hap të ngutshëm. “Vendimi për mbylljen e shkollave ka qenë i ngutshëm dhe i pabazuar në fakte se karburantet që janë përdorur për ngrohje janë kancerogjene. Shpresoj që shkollat që nesër do të rifillojnë mësimin, sepse sa i përket rrezikut nga kancerogjeniteti i kësaj nafte, kjo nuk ekziston” tha ai.”, theksoi Nikaj.

Ai kërkoi që të ndahet debati publik mes brengës së prindërve dhe qytetarëve lidhur me cilësinë e derivateve, dhe rrezikun që mund të shkaktoj në përqendrimin e gazrave në ambientet shkollore, dhe asaj që ka të bëjë me procedurat e brendshme të prokurimit dhe menagjimit brenda komunave.

“Ky është një krahasim i gabuar dhe ky është një krahasim i cili jep hapësirë për panik. Është e vërtete që derivatit i naftës i gjetur nëpër shkollat e Prishtinës nuk është i përshtatshëm për tu përdorur në makinat tona. Mirëpo ky derivat është i përshtatshëm për tu përdorur për ngrohje në shkolla. Prandaj duhet të bëhet i qartë dallimi se për çfarë derivati kemi të bëjmë këtu” ka thënë Nikaj.

Në fund Nikaj theksoi gjithashtu se është përgjegjësi e menaxhmentit të autoriteteve komunale që të sigurohen që rezervuarët ku deponohet nafta janë të pastruara dhe nuk përmbajnë materie të cilat mund të dëmtojnë kualitetin e derivateve të naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)