Nikaj: Do të mbrojmë pronën intelektuale që të nxisim zhvillimin ekonomik
Prishtinë, 28 prill - Pronësia intelektuale do të mbrohet me çdo kusht në Kosovë. Kjo për faktin se mbrojtja e pronësisëintelektuale ka një rëndësi të veçantë ekonomike për Kosovën. Kështu tha ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, në konferencën për Të Drejtat Pronësore Intelektuale në Kosovë që u mbajt të hënën në Prishtinë.
Në konferencë ishin pjesëmarrës përfaqësues nga Ministria e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe autoritete tjera relevante të pronësisë intelektuale, si Agjencia e Pronësisë Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Dogana e Kosovës, Inspektorati i Tregut, Policia. Po ashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga biznesi, universiteti, autorët, organizatat e menaxhimit kolektiv, etj.
Të gjitha këto autoritete, përmes përfaqësueseve të tyre kanë prezantuar aktivitetet e tyre për ta informuar opinioni publik për zhvillimet që po bëhen për të drejtat pronësore intelektuale në Kosovë.
Me këtë rast ministri Nikaj, ka theksuar se Kosova ka shënuar progres të madh të mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Njëra ndër sfidat që ballafaqohemi si shtet është që të sigurojmë një ambient biznesor, i cili është i përshtatshëm edhe për ndërmarrësit dhe krijuesit vendorë, por edhe për tërheqjen e investimeve nga kudo që janë nga jashtë", ka theksaur ai.
"Kur është fjala për novatorët, ndërmarrësit dhe bizneset vendore, mbrojtja e ideve, mbrojtja e markave apo mbrojtja e patentave të tyre është kyçe që ne të nxisim dhe të ofrojmë incentiva krijuesve tanë dhe bizneseve tona që dalin me produkte dhe ide të reja, të cilat i shtojnë vlerën jo vetëm ekonomisë tonë por edhe të depërtojnë në vendet tjera të rajonit dhe më gjerë, potencoi Nikaj.
Ai gjithashtu shtoi se kur është fjala për investitorët e huaj është kritike që ne të jemi në gjendje tu garantojmë këtyre investitorëve që produktet dhe shërbimet, që ata i prodhojnë, i zhvillojnë dhe i tregtojnë në Kosovë dhe më gjerë janë të mbrojtura sipas legjislacionit modern dhe sa më evropian.
Pronësia intelektuale dhe pronësia industriale kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet tona në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që ne të ofrojmë një ambient sa më të mirë për bizneset vendore dhe ndërkombëtare, theksoi ministri Nikaj.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka thënë se lufta kundër piraterisë është bërë luftë globale.
Sistemi i Pronësisë Intelektuale në Kosovë është i ri, por i krijuar bazuar në konventat ndërkombëtare dhe direktivat Evropiane të fushës. Legjislacioni kosovar i pronësisë intelektuale ka përfshirë në vete dispozitat obliguese të marrëveshjeve ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale.
Në fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, është nxjerr ligji për të drejtat e autorit, Kodi i Penal i Republikës së Kosovës ka sanksionuar shkeljen e të drejtës se autorit, janë aprovuar aktet nënligjore për rregullimin e menaxhimit kolektiv dhe për rregullimin e procesit të ndërmjetësimit. Janë licencuar dy shoqata për menaxhim kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta}, ka potencuar ministri Krasniqi.
Ai, po ashtu ka shtuar se ne jemi të vendosur ta mbrojmë dhe përkrahim origjinalitetin, krijimtarinë, inovacionin, shprehjen dhe materializimin e ideve. Ne kemi obligim moral e ligjor mbrojtjen e krijimeve të mendjes, të krijuesve dhe shpikësve, sepse vetëm në këtë mënyrë mbrojmë krijimtarinë kulturore, inovacionin, industritë kreative dhe ekonominë e vendit në përgjithësi.
Melvin Asin, zëvendëskryesues i Operacioneve në Zyrën e BE-së foli për perspektivën e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke pasur parasysh bashkëveprimin dhe koordinimin me autoritetet përgjegjëse për zbulimin, hetimin dhe ndjekjen veprave të keqpërdorimit të pronësisë intelektuale, si dhe për një qasje më dinamike për të hulumtuar dhe zbuluar këto dukuri.
Kjo konferencë u mbajt për nder të ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, dhe u organizua nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Agjencia për Pronësi Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta i financuar nga BE.
Në konferencë ishte pjesëmarrëse për herë të parë edhe përfaqësuesja nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (World Intellectual Property Organization-WIPO), Biserka Strel, e cila prezantoi rolin e ËIPO-së, si dhe rëndësinë e pronësisë intelektuale dhe impakti në zhvillimin ekonomik.
Ajo, përmes prezantimit të saj, bëri të ditur se si duhet të mbrohet e drejta intelektuale dhe si të paraqiten rastet në organet e drejtësisë.
Gjithashtu ajo bëri të ditur sekjo organizatë tani i ka187 anëtare dhe ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe industriale.
Kryeshefja e Agjencisë për Pronësi Industriale, Flutra Hoxha, me këtë rast tha se Dita e Pronësisë Intelektuale e gjen Kosovën me institucione të përgatitura në administrimin, menaxhimin, mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave pronësore intelektuale.
Agjencia për Pronësi Industriale ka ekzaminuar një numër të madh të aplikacioneve për pronësi industriale, që përfshijnë: marka tregtare të kompanive vendore dhe ndërkombëtare, patenta për mbrojtje, dizajne industriale dhe tregues gjeografikë. Jemi të kënaqur që shumë kompani vendore janë vetëdijesuar dhe kanë aplikuar për mbrojtjen e brendeve të tyre, theksoi kryeshefja Hoxha.
Ajo bëri të ditur, sipas statistikave, se numri i markave tregtare vendore është më i madh se i atyre ndërkombëtare.