Në rajonin e Mitrovicës rriten të hyrat për 22 për qind
Mitrovicë 14 shkurt - Sot në drejtorinë Rajonale në Mitrovice është mbajtur konferencë për media, me çrast janë prezantuar zhvillimet, të arriturat dhe sfidat e kësaj Drejtorie.
Udhëheqësi i Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Bashkim Arifi fillimisht ka prezantuar ri strukturimin e Doganës.
\"Funksionalizimi i kësaj strukture ka lehtësuar bashkëpunimin me biznese, pasi që tani çdo procedurë mund të kryhet nëpër drejtoritë rajonale, ashtu që bizneseve nga rajoni i Mitrovicës iu mundësohen te gjitha shërbimet dhe lehtësirat Doganore me shpenzime sa më të ulëta\", ka theksuar Arifi.
Ai ka theksuar se që nga fillimi i këtij viti në regjionin e Mitrovicës dukshëm ka ngritje të rezultateve pozitive.
\"Me fillimin e funksionalizimit të pikave Bërnjak dhe Jarinje si ne çdo pike tjetër, vërehet rënie e madhe e kontrabandës.\"
\"Si indikacion i kësaj është rritja e dukshme e të hyrave në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar\", ka theksuar Arifi.