06 Janar 2025

Në krizë tregu evropian i makinave

Paris, 7 korrik - Tregu i makinave në Evropë ka shënuar rënie për shkak të krizës ekonomike. Sidomos është goditur rëndë nga kriza prodhuesi francez i veturave, Peugeot-Citroen.

Kompania është përqendruar në prodhimin e makinave të vogla që i ka shitur tradicionalisht në Evropën Jugore.

Në vendet e prekura nga kriza, si Spanja ose Italia, por edhe në Francë, kompania nuk po arrin të ketë fitim.

Gjatë vitit 2008 në 27 vendet e BE-së janë shitur 17 milionë automjete të reja në vit, ndërsa shitjet e vitit të kaluar kanë rënë për 3 milionë makina më pak. Këtë vit trendi i shitjes po shkon drejt rënies  së mëtejshme.

Kriza me borxhin në Evropë nuk është tejkaluar. Kjo do të thotë një e ardhme e errët për tregun evropian të automobilave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)