Në Detroit shtëpitë shiten për 1 dollar
Detroid, 1 gusht - Situata financiare e Detroit-it është kaq katastrofale, saqë disa shtëpi atje shiten madje me një çmim prej 1 dollar.
Por edhe me një çmim të tillë ndodh që për një kohë të gjatë për godinat nuk mund të gjenden blerës.
Shumica e ndërtesave janë nxjerrë në shitje nga bankat, të cilat ua kanë konfiskuar ato pronarëve të tyre për shkak të borxheve, dhe tani ato po përpiqen ti heqin qafe këto ndërtesa për të shmangur pagimin e taksave.
Vlen të përmendet se taksat për pasurinë e patundshme në Detroit janë nga më të lartat në Shtetet e Bashkuara.