Në ankand një prej jahtëvë më të shtrenjtë dhe më luksozë në botë
Johanesburg, 29 korrik - Del në ankand një prej jahtëvë më të shtrenjtë dhe më luksozë në botë. I ndërtuar nga kompania afrikano- jugore Oceanco dhe i dizenjuar nga australiani Sam Sorgiovanni, ky jaht ka një histori të jashtëzakonshëm dhe ka tërhequr një interes të paparë.
Jahti 88.5 metra i gjatë i quajtur Nirvana kushton 200 milion paunde. Ai ka vend për 10 motora uji ndërsa pronari mund të fluturojë me helikopter nga pista private.
Dyshemeja e pishinës ngrihet për të krijuar një kuvertë të madhe për të argëtuar familjen dhe miqtë ose thjesht për tu mburrur, pa harruar barin në sallonin kryesor dhe shtëpinë ekzotike të zvarranikëve që e ndan këtë ambient nga ai i ngrënies.
Sipas mediave të huaja jahti ka tërhequr vemendjen e shume miliardereve të cilët pritet të japin ofertat e tyre.