02 Janar 2025

Nafta në Kosovë me cilësi jo të mirë

Prishtinë, 24 mars - Sekretariati i Komunitetit për Energji në kuadër të Komisionit Evropian u ka dhënë ultimatum vendeve të rajonit, nga edhe importohet një pjesë e madhe e karburanteve, që t’i plotësojnë direktivat e Bashkimit Evropian për përmbajtjen e sulfurit në derivate.

Në këtë grup bën pjesë Kosova, Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina, vende këto që kanë rafineritë e naftës.

Sipas ultimatumit, direktivat që kanë për synim uljen e sulfurit në lëndët djegëse, duhet të plotësohen më së largu deri më 12 prill të këtij viti, në të kundërtën, këto vende duhen të justifikojnë qëndrimin e tyre karshi BE-së, shkruan Koha Ditore.

Sipas të dhënave të Doganave, sasia më e madhe e derivateve që hyjnë në Kosovë vijnë nga Maqedonia dhe Shqipëria, të dyja këto vende të cilat nuk i përmbushin direktivat evropiane për cilësi të derivateve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)