08 Janar 2025

MTI promovon Ligjin për Tregtinë me Mallra Strategjike

Prishtinë, 12 dhjetor - Divizioni për Tregti dhe Mallra Strategjike, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të enjten ka organizuar takimin lidhur me promovimin e Ligjit për Tregtinë me Mallra Strategjike.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Qeverisë në nivel zëvendësministrash, të institucioneve dhe agjencive tjera qeveritare, përfaqësues të Ambasadës Amerikane etj.

Zëvendësministri i MTI-së, Cuneyd Ustaibo, në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë  iu ka uruar mirëseardhje të pranishmëve si dhe ka hapur takimin “Roli dhe Rëndësia e Kontrollit Strategjik të Tregut në Republikën e Kosovës”.

Ai theksoi se organizimi i këtij takimi dëshmon përkushtimin e MTI-së përkatësisht Qeverisë së Kosovës për të zbatuar rregullativën ligjore me qëllim të funksionalizimit të kontrollit strategjik të tregut në Republikën e Kosovës.  
 
Ustaibo po ashtu tha se rregullimi i  kontrollit të tregtisë me mallra strategjike ka për qëllim mbrojtjen e interesave të Republikës se Kosovës, përmbushjen e zotimeve ndërkombëtare  të Republikës së Kosovës të ndërmarra lidhur me mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë etj.
 
“Qeveria e Kosovës ka ngritur kapacitete  serioze të qëndrueshme për ta vendosur një rend në tregtimin e mallrave strategjike përfshirë edhe shërbimet e ndërlidhura”, tha Ustaibo, ndër të tjera.
 
Në këtë drejtim, Zëvendësministri po ashtu bëri të ditur se MTI-ja është në fazën e fundit të operacionalizimit të kapaciteteve institucionale për të realizuar kontrollin e tregtisë, duke detyruar zbatimin e ligjit për tregtinë me mallra strategjike.

“Ky Ligj avancon sigurinë shtetërore dhe interesat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, drejt përmbushjes së detyrimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në lidhje me mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe mallrave tjera strategjike të shfrytëzuara për qëllime ushtarake dhe t’i kontribuojë përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajonale për rregullimin e tregtisë me mallrat strategjike”, tha ai.
 
Duke vlerësuar se kontrolli i tregtisë me mallra strategjike mbetet  sfidë edhe për shtetet e zhvilluara, Zëvendësministri tha po ashtu se Kosova si një shtet i ri ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë këtij kontrolli, por se falë mbështetjes së miqve ndërkombëtare e në veçanti Ambasadës Amerikane dhe Programit e EXBS-it, që nga fillimi ka pas një gatishmëri për t’i ngritur kapacitetet institucionale për ketë.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, po ashtu kërkoi që edhe bizneset të jenë të hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet ekzekutive që janë përgjegjëse për kontrollin e tregtimit të këtyre mallrave.

Ndërkaq, Izer Arifi, kryesues i Komisionit për licencimin e mallrave dhe shërbimeve strategjike, bëri prezantimin e Ligjit për Tregtinë me Mallra Strategjike.
 
Të pranishmëve në këtë takim me nga një fjalë rasti i janë drejtuar edhe përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtine, Jennifer L. Bachus, nga Doganat e Kosovës, nga Departamenti i Sigurisë dhe përfaqësuesi i Bizneseve nga OEK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)