MTI dhe MAP akuzohen për shkelje në konkursin për kryeinspektor
Prishtinë, 14 prill - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Ministria e Administratës Publike akuzohen se kanë bërë shkelje ligjore rreth konkursit për kryeinspektor të tregut e cila është një nga pozitat më të rëndësishme.
Ruzhdi Shehu, ish-kryeinspektor i tregut në MTI, dhe pasardhësi i tij, Muharrem Pozhegu, tashmë i shkarkuar, bëjnë përgjegjëse këto dy ministri në lidhje me emërimet dhe shkarkimet e tyre nga kjo pozitë, që ndodhën në gjashtë muajt e fundit.
Asnjë nga dy ministritë nuk mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar, por i\'a hedhin fajin njëra-tjetrës, shkruan \"Koha Ditore\".
Më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ishte shprehur se duhet anuluar vendimi për emërimin e Pozhegut pasi ai nuk i ka plotësuar kushtet për pozitën që mbante