08 Janar 2025

MTI bisedon për zhbllokimin e pengesave tregtare më Maqedoninë

Prishtinë, 11 shtator - Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim përfaqësuesit e Komitetit të Biznesit nga Republika e Maqedonisë, udhëheqësin e Odës Maqedono-Bullgare, udhëheqësin e Odës Veriperëndimore të Maqedonisë, si dhe kryetarin e AKB-së, Agim Shahini, më të cilët ka diskutuar rreth bllokimit të importit-eksportit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe efektit të tyre në ekonominë e dy vendeve.

Pas takimit, Zëvendëskryeministrja Kusari-Lila theksoi se u diskutua për problemet e fundit në raportet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe  pengesat në lëvizjen e lirë të njerëzve, të cilat, siç u shpreh ajo, tashmë vetëm janë përkeqësuar dy ditë më parë, me vendosjen e barrierave në rrugë në Republikën e Maqedonisë.

Ministrja Kusari-Lila tha se ajo ka përcjell qëndrimin e Republikës së Kosovës për gatishmërinë e zgjidhjes së kësaj situate sa më shpjet që është e mundur, në të mirë të dy ekonomive, në të mirë të qytetarëve të dy shteteve dhe se zgjidhja e këtij problemi shihet në heqjen e të gjitha pengesave nga të dy qeveritë.

“Afatet apo shtyrja e këtyre problemeve natyrisht se nuk është zgjidhje por duhet të shohim dhe të presim konkretisht nga ana e Qeverisë së Maqedonisë që të prezantojë kohën ose të prezantojë gatishmërinë për heqjen e barrierave, gjegjësisht taksës për qytetarët”, tha ministrja Kusari-Lila.

Lidhur me problemin e qarkullimit të njerëzve për shkak të vendosjes së kamionëve dhe mjeteve tjera lëvizëse në rrugë, Kusari-Lila tha se duhet te jetë edhe obligim i Republikës së Maqedonisë që të hiqen ato nga rruga, përkundër masave kufizuese në anën tjetër.

“Duhet të paktën të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve, për shkak se situata natyrisht është rënduar edhe për përfaqësuesit,  gjegjësisht për shtetasit e Maqedonisë dhe për ata të Kosovës”, tha ajo.

Ndërsa, ZoranTemelkovski, kryetar i Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare, ka deklaruar se pa marrë parasysh se kush është fajtori, bllokada dhe embargoja e vendosur do të dëmtojë në masë të madhe të dyja vendet. Ai ka kërkuar që ky problem të zgjidhet sa më parë.

Menderes Kuqi përfaqësues i Odës Veriperëndimore të Maqedonisë falënderoi udhëheqësit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për pritjen e ngrohtë  dhe për përkrahjen që e kanë pasur gjithmonë nga ky institucion. Me këtë po vërtetohet edhe njëherë se Kosova është e gatshme për veprim konstruktiv, sigurisht se dinjiteti i saj është prekur në rastin konkret, por duhet të shprehim edhe shqetësimin e Qeverisë së Maqedonisë, e cila ndoshta është mësuar pak të jetë si një fëmijë i përkëdhelur dhe për këtë bartë një pjesë të faji edhe vetë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)