06 Janar 2025

MTI akuzohet për monopol në kontrollin e naftës

Prishtinë, 29 korrik - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për vlerësim të konformitetit për naftën për më shumë se një vit ka lënë Saybolt Pan Adriatika si të vetmen Trupë Inspektuese.

Ministria prej vitit 2012 nuk ka bërë asnjë ftesë publike për t\'u dhënë mundësinë edhe trupave të tjerë të autorizohen. Sipas ministrisë së udhëhequr nga Mimoza Kusari Lila, nuk përbën aspak pozitë monopoliste fakti që Saybolti është i autorizuar si trupë inspektuese.

Pronarja e KPU Inspekt, Lirije Karaxha Pula akuzon ministren Kusari Lila për shkelje ligjore dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan Koha Ditore.

Sipas saj, MTI-ja i ka mundësuar Saybolt Pan Adriatika që të ketë monopolin në vlerësimin e konformitetit në sektorin e karburanteve.

Ajo thotë se ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë tash e një vit është duke ndërmarrë “veprime skajshmërisht të kundërligjshme, në formën më të qartë të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe me konflikt të interesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)