Moska ndër qytetet me platformat më të shtrenjta tregtare
Moskë, 18 maj - Moska zë vendin e 10-të në renditjen e tregjeve botërore me qiratë më të larta të pasurive të patundshme komerciale, rezulton nga raporti i kompanisë CBRE të përgatitur në bazë të përfundimeve të tremujorit të parë të vitit 2013.
Në studim theksohet se qiraja e 1 metri katror sipërfaqe tregtare në kryeqytetin rus në tremujorin e parë të këtij viti kushtonte 6.200 në vit.
Vihej re se korridoret tregtare të Moskës gëzojnë kërkesë të lartë nga markat ndërkombëtare.
Lideri i renditjes është Hong Kongu, i cili pasohet nga Nju Jorku, Londra, Parisi dhe Sidnei.