08 Janar 2025

Ministrja Mimoza Kusari-Lila në vizitë zyrtare në Suedi

Stokholm, 18 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, qëndron  në Suedi për një vizitë dyditore, ku pritet të takohet me udhëheqësit kryesorë të institucioneve relevante.

Ministrja Kusari-Lila, sot u takua me ministren e Tregtisë dhe Industrisë të Suedisë, Ewa Bjorling ku iu falënderua për përkrahjen e Suedisë që i ka bërë Kosovës gjatë viteve të pasluftës në sfera të ndryshme, e veçanërisht në çështjet rreth integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe përmirësimit të sistemit edukativ të Republikës së Kosovës. 

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth rëndësisë së madhe që diaspora kosovare luan në marrëdhënie të dy shteteve.

Rreth 60,000 kosovarë jetojnë në Suedi të cilët vazhdojnë të jenë potenciali kryesor për investime dhe tregti në mes të dy shteteve.

Gjatë vitit 2012, Kosova ka importuar rreth 9 milionë euro produkte nga Suedia, kurse ka eksportuar rreth 300,000 euro, kryesisht në produkte ushqimore.

Për më tepër, ministrja e Tregtisë e Suedisë, Ewa Bjorling përshëndeti progresin e Kosovës në raportin e Bankës Botërore në të bërit biznes, ku Kosova kishte përmirësimin më të madh në Evropë duke u përmirësuar për 28 pozita.

Ministrja Kusari-Lila e njoftoi gjithashtu për reformat që janë bërë gjatë vitit të fundit dhe që pritet që një progres i tillë të shënohet edhe këtë vit.

Zv.kryeministrja Kusari-Lila gjithashtu bisedoi për progresin që Kosova ka bërë lidhur me negociatat për MSA me Bashkimin Evropian, si dhe shprehu përkushtimin që kemi lidhur me integrimin e Kosovës në BE.

Me pas, Kusari-Lila u takua edhe me drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, Torbjorn Sohlstrom, si dhe me drejtorin për Investime, Anders Craft, me ç’rast u informuan rreth aktiviteteve për zhvillim ekonomik që Kosova është duke i ndërmarrë për të tërhequr investime, si dhe për të promovuar ndërmarresinë.

Vizita do të vazhdojë edhe nesër, ku pritet të ketë takime kryesisht me Shoqata të Bizneseve dhe Biznese të ndryshme që kanë potencial investues në Kosovë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)