Më 5 prill hapet bursa e Stambollit
Stamboll, 30 mars - Më 5 Prill, gongut të parë të hapjes së Bursës së Stambollit, e cila do të zëvendësojë IMKB-në, do ti bjerë Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.
Zëvendëskryeministri Ali Babaxhan, dje në mbledhjen mujore të Dhomës së Tregtisë së Ankarasë ATO shpalli datën e hapjes së Bursës së Stambollit.
Ai tha se Bursa e Stambollit do të fillojë veprimtarinë me gongun e parë të rënë nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan në datën 5 prill.
Zëvendëskryeministri Ali Babaxhan bëri edhe njoftimin se ata me bursën e re i kanë mbledhur të gjitha bursat nën një çati duke përfshirë këtu edhe IMKB-në dhe bursën e arit.
Ai vuri në dukje se të gjitha bursat, me Bursën e Stambollit do të mblidhen nën një çati duke përfshirë edhe ato që kanë për bazë produktin, ose aksionet e energjisë e elektrike, dhe tha: Nga njëri aspekt, kjo bursë do të jetë fytyra e vetme e tregjeve të kapitalit turk, qoftë brenda për brenda, qoftë jashtë shtetit. Babaxhan shtoi se filiale të kësaj burse do të hapen edhe në Ankara dhe Izmir.