09 Janar 2025

Mbahet takimi i gjashtë i Nëngrupit Punues për Bujqësinë

Prishtinë, 19 mars -  Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI)  u mbajt takimi i gjashtë i Nëngrupit Punues për Bujqësi, i themeluar në kuadër të Politikës Tregtare  dhe i përberë nga përfaqësues të institucioneve të Qeverisë së Kosovës, komunitetit të biznesit, shoqatave të biznesit dhe të donatorëve.

Takimi është organizuar nga Departamenti i Tregtisë në MTI dhe eshte kryesuar nga Zef Dedaj, zyrtar i lartë për hartimin e Politikave Tregtare, në bashkëpunim me perfaqsuesin e kompanisë “PESTOVA”.

Qëllimi i takimit ishte që të adresohen shqetësimet apo problemet e ngritura nga bizneset, qofshin ato probleme teknike, legjislative apo edhe administrative, si dhe probleme lidhur me pengesat gjatë importit dhe ekpsportit me vendet e CEFTA-s, kryesisht me Serbinë.

Në  takim u ngritën dhe u diskutuan çështjet e parapara në agjendë si: bizneset u informuan lidhur me ngjarjet e fundit të MSA-s, të arriturat sa i përket certifikatës për autorizim të produkteve për mbrojtjen e bimëve (Ligji i produkteve për mbrojtjen e bimëve), çështja e regjistrimit, certifikimit dhe licencimit të aktiviteteve bujqësore, si dhe u diskutua edhe për të dalurat nga takimi i fundit me palën serbe, lidhur me problemet e fundit të paraqitura sa i përket importit dhe eksportit me Serbinë, problemet me transitin, mungesa e inspektorit fito-sanitar tek pika kufitare Dheu i Bardhë, kërkimi i analizave shtesë dhe i dokumentacioneve të panevojshëm, duke rezultuar me rritje të kostos së lartë për tregtarët losovarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)