06 Janar 2025

Maqedoni, Kisha pengon investimet e miliarderit Roj

Shkup, 16 korrik - Peshkopi Timotej, mitropoliti i Dioqezës së Ohrit dhe Dibrës të Kishës Ortodokse në Maqedoni ka kundërshtuar ashpër investimet e paralajmëruara të biznesmenit kontravers indian Subrata Roj në rajonin e fshatit Lubanishtë të Ohrit.

Ai ka theksuar se toka ku po planifikohen investimet janë në pronësi të kishës dhe se asnjë pëllëmbë nuk do ti lejohet atij, ku është paraparë ndërtimi i një kompleksi luksoz turistik.“Nuk ka çmim që mund të paguajë pronën e kishës”, ka theksuar peshkopi Timotej.

Ndërkohë, sipas kontratës që miliarderi indian Subrata Roj ka arritur me Qeverinë e Maqedonisë, ai merrë në përdorim prej 15 vitesh tokën shtetërore dhe se për përdorimin e tyre paguan 121 mijë euro në vit për përdorimin e tyre.

Roj obligohet që në 8 muajt e parë të sjell në Maqedoni 8000 kokë lope dhe të punësoj 900 persona por që në afat prej 3 vitesh, numri i punëtorëve të rritet në 2000.

Gjithashtu “Sahara Grup” obligohet që të prodhoj 80 ooo litra qumësht në vit. Investimi i kësaj kompanie gjigante, ashtu siç qëndron në marrëveshje, duhet të arrij shifrat prej 60 milion eurove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)