09 Janar 2025

Lufta politike i shkakton humbje të thella bursës turke

Stamboll, 31 dhjetor - Lufta midis kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan dhe sistemit të drejtësisë ka ndikuar bursën e vendit duke e bërë atë të ketë performancën më të dobët në botë.

Lufta e zgjatur ka ndikuar gjithashtu edhe lirën turke të zhvlerësohet në mënyrë të paparashikuar. Bursa e Stambollit Indeksi 100, ra me 15 për qind në terma të dollarit këtë muaj.

Nga ana tjetër tregu i aksioneve është dëmtuar jashtëzakonisht nga demonstratat në qytet, duke i ulur tregut 27 pikë këtë vit.

Lira turke është zhvlerësuar me 5 për qind në muajin dhjetor, duke u renditur e dyta pas pesos argjentinase midis monedhave të tregjeve në zhvillim.

Investitorët e huaj kanë shitur obligacionet turke me vlerë 1.9 miliardë dollarë në dy javë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)