LC Waikiki hap dyqanin tjetër në Kosovë
Prishtinë, 22 nëntor - LC Waikiki, kompania që kryeson në Turqi sektorin e tregëtimit të rrobave falë rritjes më të shpejtë në këtë treg, bëri me dije se po hap dyqanin e dytë të saj në Prishtinë.
Ky dyqan do të hapet me datë 23 nëntor 2013. Dyqani i parë i kësaj firme u hap me 22 shtator në Prizren.
Dyqani 1,100 metra katrorë në Prishtinë ndodhet në Grand Store Mall. Dyqani do të jetë 100 për qind në pronësi të firmës si investim i saj, rrugë përmes së cilës kompania garanton se do tu ofrojë qytetarëve të njëjtën gamë produktesh, të njëjtën cilësi të shërbimit dhe të prodhimeve ashtu si në të gjithë botën.
Në pëputhje me strategjinë ndërkombëtare të rritjes së saj, firma LC Waikiki parashikon të hapë një seri dyqanesh në Kosovë dhe në vendet fqinje, duke i dhënë përparësi vendeve që rrethojnë Turqinë.
Kosova përfaqëson një mundësi të shkëlqyer tregu për LC Waikiki, ku ne kemi provën e mirëpranimit të një marke të fortë përmes përgjigjes pozitive që kemi marrë përpara hapjes së dyqanit të markës LC Waikiki në Prishtinë tha Yenal Gokyildirim, Drejtor Menaxherial i Rrjetit Ndërkombëtar të Shitjeve të LC Waikiki. Jemi shumë të kënaqur që mund tu shërbejmë direkt klientëve tanë Kosovarë dhe Shqiptarë.
Misioni i LC Waikiki është të ofrojë rroba cilësore, plot ngjyra, të rehatshme dhe funksionale e mbi të gjitha veshje të stiluara bukur dhe aksesorë për gra, burra, të rinj, fëmijë dhe të mitur për të gjithë familjen - në çmime të përballueshme nën markën e LC Waikiki, shprehur kjo në moton e kompanisë Të gjithë meritojnë të vishen mirë.
LC Waikiki ka sot edhe koleksione të veçanta për periudhën e shtatzanisë për gratë, veshje për kohën e pushimeve, për raste të veçanta festive, diplomime dhe veshje për shkollë përkrah një game të gjerë tërheqëse të modës si koleksioni vjeshtë dimër apo koleksionet e periudhës pranverë- verë.
LC Waikiki është lider i industrisë së shitjes me pakicë të veshjeve të modës në Turqi. Aktualisht ajo mban 15 për qind të tregut vendor me mëse 380 dyqane anë-e-mbanë Turqisë.
Në fund të vitit 2013 kompania do të jetë e pranishme edhe në 18 vende të tjerë dhe synon ta thellojë këtë prani ndërkombëtare me afro 400 dyqane të rinj në të gjithë botën deri në vitin 2017. Kompania synon të renditet mes 3 markave më të suksesshme botërore të shitjes së rrobave në Europë brenda vitit 2023.