05 Janar 2025

Kusari - Lila: Po punojmë për të zhvilluar sektorin e prodhimit

Prishtinë, 7 maj - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, priti sot nënsekretaren për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, znj. Anne Sipilainen, e cila ishte e shoqëruar nga dy këshilltarët e saj dhe me diplomaten e Finlandës për Kosovë, znj. Ms. AnneMeskanen, me të cilët diskutoi për reformat e të bërit biznes, marrëdhëniet tregtare dhe iniciativat që MTI po merr për ndërmarrësinë.

Ministrja Kusari – Lila duke e falënderuar delegacionin për ndihmën që Finlanda po i jep MTI-së në politikat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe në departamentin e industrisë tha se fokusi i ministrisë që ajo drejton mbetet fuqizimi i sektorit privat.

“Jemi duke punuar për të zhvilluar më tepër sektorin e prodhimit, posaçërisht zëvendësimin e produkteve të importuar me ato të prodhuara në Kosovë.\"

\"Kohë më parë kaluam Ligjin për Zonat e Lira Ekonomike, në të cilën jemi duke punuar në hapat e mëtejmë që sa më shpejt t’u mundësojmë bizneseve lehtësira për të prodhuar në Kosovë, qofshin ato biznese vendore apo të huaja”,  theksoi ajo.

Më tej, ministrja Kusari – Lila e informoi delegacionin për iniciativat që MTI po ndërmerr në vazhdimësi për prodhuesit kosovar.

Ajo përmendi skemën e garantimit të kredive, ku rreth 4 milionë euro do të jepen si kredi për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Lidhur me këtë ajo tha se do të përfshihet edhe Mitrovica Veriore në këtë skemë, ndërsa një kuotë e veçantë do të jetë për gratë në biznes. 

Ministrja Mimoza Kusari – Lila e informoi delegacionin edhe për hapat e mëtejmë të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe se në këtë proces, ndihma e Finlandës do të ishte e mirëseardhur.

Ndërsa, znj.Anne SIPILÄINEN, nënsekretaren për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës tha se Finlanda do të vazhdojë asistencën për Kosovë në gjenerimin e punësimit, përkrahjen e grave dhe të rinjve në gjetjen e vendeve te reja të punës.

Znj. Sipilainen shprehu interesim të posaçëm në sektorin e agrikulturës dhe të minierave.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)