05 Janar 2025

Kusari - Lila: Jemi duke përmirësuar dialogun publiko-privat

Prishtinë, 28 maj - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari - Lila mori pjesë sot në konferencën “Roli i Dialogut Publiko Privat në zhvillimin ekonomik në Kosovë” e organizuar nga kompania konsulente Deloitte në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane.

Zëvendëskryeministrja Kusari -Lila prezantoi rezultatet e reformave ekonomike, themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik(KKZHE), ku përmes takimeve mujore ka pikërisht qëllimin e ngritjes së dialogut publiko-privat.

“Ne duhet të sigurohemi se të gjitha institucionet nga Parlamenti, qeveria, komunat, odat ekonomike si dhe shoqëria civile duhet të kuptojnë rëndësinë e beneficioneve të reformave të ekonomike. Ne jemi duke u munduar ta arrijmë këtë qëllim përmes Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik” theksoi ajo.

Më tutje, zëvendëskryeministrja Kusari – Lila tregoi iniciativat që janë marrë në kuadër të KKZHE-së që kanë për qëllim përmirësimin e ambientit për të bërë biznes.

“Me iniciativë të KKZHE-së është iniciuar si dhe shumë shpejt presim të del në Kuvend ligji për Leje dhe Licenca që ka për qëllim shkurtimin e 40% të lejeve dhe licencave”- theksoi ajo.

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik sipas udhëheqëses së saj ka bërë të mundur të intensifikohet edhe më tepër dialogu publiko-privat me komunitetin e biznesit.

Fjalë rasti në këtë takim mbajti edhe Ministri i Financave Besim Beqaj, Ministri i Zhvillimit Ekonomi Fadil Ismaili, Jose Ceron nga Deloitte, Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka . në fund z. Michel Griffin nga Jacobs, Cordova dhe Associates mbajti një prezantim mbi velgat e reformave duke elaboruar me shembuj konkret nga vendet e tranzicionit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)