08 Janar 2025

Kusari-Lila: Embargo për produktet maqedonase vazhdon

Prishtinë, 9 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari - Lila shpreson se në një periudhë të shkurtër, Qeveria e Maqedonisë do të marrë vendim për heqjen e masave që ka aplikuar për qytetarët e Kosovës, i cili, sipas saj, do të pasohej me heqjen e masave nga ana e Kosovës për produktet maqedonase.

“Ka qenë një vendim shumë i rëndë i Qeverisë së Maqedonisë për qytetarët e Kosovës. Unë shpresoj që kjo mos të zgjasë dhe të gjitha pengesat të hiqen, si në raportet tregtare, si në lëvizjen e mallrave dhe të kemi një normalizim të raporteve. Nuk është ideja jonë që të kemi probleme apo konflikte me fqinjët dhe më së paku dëshirojmë që të përkeqësohet situata me ndonjë nga fqinjët me të cilët kemi raporte të mira”, ka thënë Kusari - Lila.

Problemet mes Kosovës dhe Maqedonisë nisën pas një importi të kushtëzuar të miellit dhe grurit që Shkupi zyrtar ua vendosi prodhuesve kosovarë.

Më pas, qeveria në Prishtinë miratoi kundër-masa, të cilat kushtëzonin importin e disa produkteve të qumështit që prodhohen në Maqedoni.

Pala maqedonase, ndërkaq, vendosi rregulla të reja për kosovarët, ku secili që hyn në këtë territor duhet të paguajë 2 euro për veten dhe 5 euro për makinën.

Pas kësaj mase, Kosova ka filluar zbatimin e embargos për moslejimin e të gjitha mallrave maqedonase që të hyjnë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)