05 Janar 2025

Kusari – Lila inkurajon Turqit të investojnë në sektorin e prodhimit

Prishtinë, 24 maj - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, priti delegacion të bizneseve dhe të Odës Tregtare nga Mersini, i njohur si një nga qytetet më të mëdha të Turqisë.

Ministrja Kusari – Lila e informoi delegacionin se shkëmbimet tregtare me Turqinë janë në rritje dhe se Turqia është investitori më i madh për vitin 2012.

“Ne kemi vlera të përbashkëta dhe kulturë të ngjashme, të cilat shpresoj të përkthehen në shkëmbim të përvojave dhe rritje të investimeve” ,– theksoi ajo.

Ministrja Kusari - Lilai inkurajoi përfaqësuesit e bizneseve të gjejnë partnerë lokalë me të cilët mund të bashkëpunojnë.

Gjithashtu, duke i informuar për lehtësirat që ofron Kosova për investime si dhe negocimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Turqinë, ajo theksoi:

“Ne jemi duke punuar në krijimin e Zonave të Lira Ekonomike, ku ju mund të shfrytëzoni përparësitë e këtyre zonave për të prodhuar dhe për të eksportuar në vende tjera”.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e bizneseve u shprehën të gatshëm për të investuar në Kosovë . Ata shprehen interesim për sektorët më me potencial që ka Kosova si dhe për procedurat e eksportit, duke qenë se fokusi i tyre ishte prodhimi në Kosovë dhe eksporti në vende tjera.

Kosova ka filluar negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë në shtator të vitit të kaluar, të cilat pritet të fillojnë së zbatuari nga viti i ardhshëm.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)