09 Janar 2025

Kriza në Ukrainë godet tregjet globale

Moskë, 4 mars - Tregjet e aksioneve në mbarë botën ranë të hënën ndërsa investitorët janë të shqetësuar rerth mundësisë të marrjes nën kontroll nga ushtria ruse, të gadishullit të Krimesë në Ukrainë.
 
Shitja e aksioneve filloi në Azi dhe shpejt u përhap në bursat evropiane dhe atë amerikane duke shënuar një rënie me gati një përqind. 
 
Në Moskë, tregu i aksioneve ra më shumë se 11 përqind, duke fshirë gati 60 miliardë dollarë nga vlerat e kompanive ruse.
 
Vlera e monedhës ruse, rubla, ra në nivelin më të ulët përkundrejt dollarit duke bërë që banka qëndrore ruse të rriste normën e interesit me 1 presje 5 përqind.
 
Trazirat politike botërore shpesh dërgojnë një mesazh në tregjet e aksioneve duke bërë që ato të bien. Por nuk është e njohur sesa gjatë do të vazhdojnë shqetësimet lidhur me dislokimin e trupave ruse të presidentit Putin në Krime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)